Nëna me fëmijën shpëtojnë për mrekulli, makina përmbyset në trotuar

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 17:39 | Bota

Nëna me fëmijën shpëtojnë për mrekulli, makina

Një video dramatike nga një aksident në Solihull të Anglisë është bërë virale në internet. Një makinë është aksidentuar dhe ka dalë në trotuar duke u përplasur me një shtyllë, ndërsa shumë pranë saj ishte një nënë së bashku me fëmijën e saj me karrocë.

Në momentin e parë duket se makina ka zënë poshtë nënën me fëmijën e saj, por fatmirësisht ata kanë arritur të mbijetojnë. “Nëna ishte e tmerruar, ndërsa vajza e saj ishte vetëm 2 vjeçe. Fëmija mund të kishte një këmbë të thyer, por fatmirësisht ata arritën të mbijetojnë nga ky aksident i tmerrshëm”, është shprehur punonjësi i një dyqani që mbërriti menjëherë pas ngjarjes.

“Drejtuesja e makinës kishte pësuar dëmtime të lehta, po ashtu edhe fëmija. Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë një punonjës i spitalit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos