Nga Ahmadinexhad te i biri i Kahmenei dhe Superdiplomati – kush janë 7 pasardhësit e mundshëm të Raisit

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 13:59 | Bota

Irani po hyn në një periudhë pasigurie politike pas vdekjes së presidentit të vendit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amirabdollahian, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin nga kufiri me Azerbajxhanin u rrëzua pasditen e së dielës nën kushte shumë të këqija atmosferike.

Kushtetuta iraniane përcakton se presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet brenda 50 ditëve, ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei miratoi emërimin e zv/Presidentit të parë Mohammad Mokhber si president i përkohshëm dhe shpalli pesë ditë zie kombëtare.

"Bazuar në nenin 131 të Kushtetutës, Mohbar merr përsipër të udhëheqë degën ekzekutive dhe duhet, në konsultim me krerët e degës legjislative dhe gjyqësore, të organizojë zgjedhjet për presidentin e ri maksimumi brenda 50 ditëve", vuri në dukje Ayatollah Ali Khamenei.

Pas këtyre hapave të emergjencës nis një garë e vështirë për të pasuar Raisin, ku disa emra potencialë nga radhët e vijës së ashpër të regjimit do të “përplasin brirët” për presidencën e vendit.

Mohbar, ashtu si Raisi, konsiderohet një bashkëpunëtor i ngushtë i Khameneit, i cili ka fjalën e fundit për çështjet shtetërore të Iranit, por nuk duket se është ai favoriti i një gare për Presidencën.

Për zgjedhjet që priten në fillim të korrikut, tashmë kanë nisur të përgatiten personalitetet më të forta të skenës politike iraniane. Posti i presidentit të vendit - i cili ka kompetenca ekzekutive nën miratimin e liderit suprem fetar të Iranit - është ndoshta më i lakmuari, pasi i jep mbajtësit të tij një drejtim të qartë për të pasuar liderin suprem 85-vjeçar, Ajatollah Ali Khamenei.

Por, cilët janë pretendentët kryesorë për postin? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos