Ngacmonte seksualisht pacientet, arrestohet mjeku

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 17:00 | Bota

Ngacmonte seksualisht pacientet, arrestohet mjeku

Një mjek që punonte në klinikën e “San Giuliano Milanese” në Milano, është arrestuar së fundmi nga autoritetet për veprën penale të dhunës së rëndë seksuale.

Sipas të dhënave paraprake, arrestimi i mjekut 40 vjeçar, banues në Varese, erdhi pas denoncimit të disa vajzave të reja, të cilat ai i kishte vizituar, ndërkohë që ai po hetohej që prej muajit janar.

Ankesat i ishin paraqitur Karabinierëve të San Xhulianos, të cilët për muaj me radhë kishin hetuar të gjitha veprimet e mjekut.

Autoriteti gjyqësor dhe policia gjyqësore iu bëjnë thirrje të gjithë personave të tjerë që janë abuzuar nga mjeku të paraqiten te autoritetet për të dhënë dëshminë e tyre, e cila mund të ndihmojë më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos