Ngrin aeroporti i Vjenës nga acari, fluturime të anuluara ose devijuara, preket dhe Shqipëria

Nga Xhevahir Qardaku
13 Janar 2026, 14:20 | Bota

Ngrin aeroporti i Vjenës nga acari, fluturime të anuluara ose

Aeroporti ndërkombëtar i Vjenës në Austri është paralizuar për shkak të ngricave. Operacionet e fluturimit janë pezulluar për shkak të akullit në pistat e uljes dhe ngritjes, gjë e cila i bën të pasigurta manovrat.

Fluturimet në mbërritje të kryeqytetit austriak janë devijuar për në aeroportet e tjera europiane, mes të cilave Frankfurt, Mynih, Këln dhe Venecia, përcjell A2 CNN. Kurse fluturimet dalëse janë të gjitha me vonesa të mëdha ose anulime. Kjo situatë ka prekur edhe fluturimet nga Shqipëria për në Austri, me një të tillë që duhej të nisej këtë mesditë për në Vjenë, por që është anuluar, sipas të dhënave nga Aeroporti i Tiranës.

Mjetet e aeroportit janë duke punuar për të hequr të gjithë dëborën dhe akullin. Mijëra udhëtarë janë duke qëndruar në aeroportin ndërkombëtar të Vjenës me sytë në monitore, teksa ndjekin përditësimet për fluturimin e tyre.

Ngrin aeroporti i Vjenës nga acari, fluturime të anuluara ose (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos