Nis faza e parë e planit izraelit për të pushtuar Gazën

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 08:08 | Bota

Nis faza e parë e planit izraelit për të pushtuar Gazën

Trupat izraelite kanë filluar fazën e parë të ofensivës së planifikuar tokësore në qytetin e Gazës, duke hyrë në lagjet Zeitoun dhe Jabalia pas ditësh bombardimesh intensive. Qyteti, që strehon mbi një milion palestinezë, po përballet me një situatë të rëndë humanitare, teksa dhjetëra mijëra njerëz po largohen drejt jugut të Rripit të Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të shmangur katastrofën e mëtejshme humanitare. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se ofensiva do të përkeqësojë krizën dhe rrezikon të destabilizojë më tej rajonin.

Ushtria izraelite ka mobilizuar rreth 60,000 rezervistë për ofensivën, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se po "shkurton afatet" për marrjen e plotë të qytetit, të cilin e cilëson si një "strofull terrori" të Hamasit.

Ndërkohë, Hamasi e ka quajtur luftën një "sulm brutal kundër civilëve" dhe ka akuzuar Netanyahun për shpërfillje të një propozimi të ri për armëpushim të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti, të cilin grupi e ka pranuar. Izraeli ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare, por ka theksuar se kërkon një marrëveshje të plotë që përfshin lirimin e të gjithë pengjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos