
Ushtria iraniane ka lëshuar një raketë tokë-det në drejtim të anijes luftarake USS Abraham Lincoln. Kjo është raportuar nga mediat sipas një deklarate nga ushtria iraniane.
"Sistemi raketor i Ushtrisë dhe Marinës iraniane lëshoi një raketë tokë-det në drejtim të aeroplanmbajtëses amerikane Abraham Lincoln", raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar RIA Novosti.
Ndërkohë alarme të reja po bien në të gjithë Izraelin, ndërsa Irani lëshon një valë të re raketash, pak minuta pas asaj të mëparshmes.
Fregata raketore e Marinës Italiane "Federico Martinengo" u nis nga porti i Tarantos këtë pasdite, me destinacion Qipron për të mbrojtur ishullin. Fregata, që mban mbi 160 ushtarë italianë, pritet të arrijë në zonë brenda disa ditësh. Operacioni po kryhet si pjesë e një përpjekjeje të koordinuar midis Italisë, Spanjës, Francës dhe Holandës.
(A2 Televizion)