
Vendet arabe të Gjirit Persik, të udhëhequra nga Mohammed bin Salman dhe udhëheqja e Emiratet e Bashkuara Arabe, po përpiqen t’i bëjnë presion Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin.
Raportohet se vendet arabe janë të shqetësuara për përshkallëzimin e luftës dhe pasojat ekonomike që ajo po shkakton në rajon.
Sipas raportimeve, kërkesa për ndalimin e luftës është shtuar në një moment kur tregjet financiare po përjetojnë luhatje të forta dhe eksportet e naftës janë dëmtuar ndjeshëm, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për ekonomitë e vendeve arabe.
Mediat raportojnë gjithashtu se zyrtarët e vendeve të Gjirit Persik kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën se si Donald Trump dhe administrata amerikane e kanë menaxhuar situatën, veçanërisht pas sulmit ndaj Iranit gjatë fundjavës.
Sipas tyre, aleatët arabë nuk janë informuar në kohë për veprimet ushtarake, çka i ka lënë të papërgatitur për reagimin e Teheranit me dronë dhe raketa ndaj territoreve të tyre. (A2 Televizion)