Një komando e armatosur sulmoi një xhami në veriperëndim të Nigerisë, duke vrarë të paktën 13 persona gjatë lutjeve të mëngjesit.
Sulmi ndodhi në qytetin Unguwan Mantau, në shtetin Katsina.
Në disa rajone të vendit afrikan, barinjtë dhe fermerët vendas përleshen shpesh për shkak të aksesit të kufizuar në tokë dhe ujë.
Një zyrtar theksoi se sulmi ndaj xhamisë ka të ngjarë të ketë qenë hakmarrje për një veprim të banorëve të Unguwan Mantau, të cilët zunë pritë dhe vranë disa persona të armatosur në zonë gjatë fundjavës. (A2 Televizion)