Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka sugjeruar Moskën si vend për një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky-n, sipas dy burimeve të njohura me telefonatën midis Donald Trump dhe presidentit rus.
“Putin përmendi Moskën” gjatë telefonatës së tyre të hënën, i tha një nga burimet mediave, duke shtuar se Zelensky u përgjigj “jo”.
Ndërkohë, përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky janë "në proces", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt në një konferencë për shtyp.
Leavitt nuk pranoi të komentojë mbi thashethemet se Putin kishte propozuar Moskën si vendin e takimit dypalësh me Zelenskyn.
"Ka shumë mundësi që ekipi ynë i sigurisë kombëtare po diskuton aktualisht me të dyja palët dhe ne do të japim detaje sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai.
Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të mundshëm trepalësh midis Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin dhe Donald Trump në Budapest, Raporton Politico, duke cituar burime, se Shërbimi Sekret po përgatitet për samitin në Hungari. Kosovapress
(A2 Televizion)