Grabitet me armë një bankë te Komuna e Parisit, autori largohet me monopatinë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 10:58 | Kronikë

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një bankë te Komuna e Parisit.

A2 CNN mëson se një person i maskuar, i pajisur me armë zjarri ka hyrë brenda bankës dhe ka kërcënuar punonjësit.

Sipas informacioneve paraprake, autori, i cili ishte i maskuar me një shall, ka hyrë në filialin bankar dhe i ka drejtuar armën në kokë një prej punonjësve, duke e kërcënuar për t'i marrë paratë.

Pasi ka marrë shumën e parave, grabitësi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke përdorur një monopatinë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos