All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Një luan “i arratisur” terrorizon qytezën italiane pranë Romës

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2023, 08:38 | Bota
Një luan “i arratisur” terrorizon qytezën italiane
All - Paragraf - 1

Një luan i arratisur nga cirku i ka futur të dridhurat banorëve të qytezës italiane të Ladispolit, që ndodhet shumë pranë Romës.

Luani u pa duke ecur në rrugët e qytetit bregdetar italian për disa orë pasi u arratis nga cirku me veterinerët dhe forcat e policisë që u mobilizuan për ta kapur, pa dëmtuar kafshën dhe banorët.

All - Paragraf - 3

Autoritetet mobilizuan edhe një helikopter, që fluturoi mbi zonë dhe pasi identifikoi luanin në një fushë të kultivuar falë kamerave termike, u angazhua më pas për ta ndjekur kafshën në çdo lëvizje.

Sakaq, kryebashkiaku Alessandro Grando pasi mori lajmin për arratisjen e luanit nga cirku, paralajmëroi banorët të qëndronin në shtëpi.

Qytetarët e Ladispolit më pas publikuan në rrjetet socialen video që tregonin macen gjigande duke ecur nëpër rrugët e errëta dhe të shkreta, të shtunën në mbrëmje.

All - Paragraf - 6

Në një postim në Facebook, më shumë se pesë orë pasi mesazhi i tij origjinal ngriti alarmin në qytet, Grando njoftoi komunitetin se “bisha” e quajtur Kimba, ishte kapur.

"Tani ai është marrë në dorëzim nga stafi i cirkut", shkroi kryebashkiaku në rrjetet sociale.

“Shpresoj që ky episod të trazojë disa ndërgjegje dhe që më në fund t’i japim fund shfrytëzimit të kafshëve në cirk”, shtoi ai.

All - Paragraf - 9

Më tej ai tha se nuk kishte autorizuar praninë e një cirku me luanë në qytet, por theksoi se nuk kishte fuqi për ta parandaluar atë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos