Njohja e Palestinës, senatorja e parë australiane e veshur me shami, jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 10:54 | Bota

Njohja e Palestinës, senatorja e parë australiane e veshur me shami,

Senatorja laburiste në parlamentin australian, Fatima Payman, ka konfirmuar se po largohet nga partia e saj për të vazhduar rrugën politike si e pavarur. Ajo konfirmoi për mediat se nuk do t'i bashkohet asnjë partie tjetër të lidhur me komunitetet myslymane. Payman shprehu gjithashtu në një fjalim se ishte e vendosur për qëndrimet dhe parimet e saj dhe nuk shihte asnjë rrugë të mesme.

Senatorja u "pezullua për një kohë të pacaktuar" nga grupi i Laburistëve, pasi vendosi të sfidonte partinë dhe të votonte me të Gjelbrit për të bërë thirrje për njohjen e shtetit të Palestinës. Madje u zotua ta bëjë këtë përsëri nëse është e nevojshme.

Payman hodhi poshtë spekulimet që vinin nga Partia Laburiste se ajo do të bashkonte forcat me “The Muslim Vote”, një organizatë e cila mbështet të pavarurit me qëndrime pro-palestineze.

Senatorja myslimane 29-vjeçare, familja e së cilës u largua nga Afganistani, pasi ra në duart e talebanëve në vitin 1996, është politikania e parë dhe e vetme e Australisë, e veshur me shami.“Ndryshe nga kolegët e mi, unë e di se si është të jesh përballë padrejtësisë. Familja ime nuk iku nga një vend i shkatërruar nga lufta për të ardhur këtu si refugjatë që unë të hesht kur shoh mizori që u bëhen njerëzve të pafajshëm”, tha ajo gjatë një konference për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos