Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian duke deklaruar se fushata ushtarake e vazhdueshme e Izraelit, nuk synon vetëm neutralizimin e aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit, por edhe mbështetjen e aspiratave të popullit iranian për liri.
Në fjalimin e tij, Netanyahu evokoi të kaluarën e dy popujve dhe theksoi se Irani tani është më i dobët se kurrë, shkruan A2.
"Sonte dua t'ju flas juve, popullit krenar të Iranit. Jemi në mes të njërit prej operacioneve më të mëdha ushtarake në histori, Operacionit "Luani në Ngritje". Regjimi islamik, i cili ju ka shtypur për gati 50 vjet, kërcënon të shkatërrojë vendin tonë, Shtetin e Izraelit. Objektivi i operacionit të Izraelit është të pengojë kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit islamik ndaj Izraelit dhe, ndërsa arrijmë objektivin tonë, po hapim gjithashtu rrugën për ju që të arrini objektivin tuaj, që është liria. Në 24 orët e fundit, kemi eliminuar komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë të lartë bërthamorë, objektin më të rëndësishëm të pasurimit të regjimit islamik dhe një pjesë të madhe të arsenalit të tij të raketave balistike. Më shumë do tw ketw në rrugë e sipër. Regjimi nuk e di se çfarë i goditi, ose çfarë do t'i godasë. Kombi i Iranit dhe kombi i Izraelit kanë qenë miq që nga ditët e Kirit të Madh. Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë tuaj nga një regjim i lig dhe shtypës. Nuk ka qenë kurrë më i dobët. Ky është rasti juaj për t'u ngritur dhe për të lënë zërat tuaj të dëgjohen, grua, jetë, liri, Zan, Zendegi, Azadi. Siç e thashë dje dhe shumë herë më parë, lufta e Izraelit nuk është me ju, nuk është me ju, popullin trim të Iranit që ne e respektojmë dhe e admirojmë, lufta jonë është me një armik të përbashkët, një regjim vrasës që ju shtyp dhe ju varfëron. Popull i guximshëm i Iranit, drita juaj do ta mposhtë errësirën, unë jam me ju, populli i Izraelit është me ju”, tha Netanyahu. (A2 Televizion)