Asiste dhe një supergol, Muçi e Laçi shkëlqejnë në Turqi

Nga Dea Kozma
27 Tetor 2026, 11:28 | Futboll

Asiste dhe një supergol, Muçi e Laçi shkëlqejnë

Spektakël shqiptar në kampionatin turk! Ernest Muçi dhe Qazim Laçi ishin protagonistët absolutë të një ndeshjeje dramatike mes Rizesporit dhe Trabzonsporit, që përfundoi me rezultatin 3-4.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, që shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave, shkruan A2 CNN. Por pjesa e dytë solli një histori krejt tjetër, me protagonistë dy futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Ernest Muçi ndezi motorët dhe u shndërrua në makinerinë e asistimeve. Fantazisti kuqezi ishte vendimtar në përmbysjen e Trabzonsporit, duke dhënë tri asiste dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në katër golat e skuadrës së tij.

Por përgjigjja shqiptare erdhi edhe nga krahu tjetër. Qazim Laçi realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke treguar edhe një herë cilësitë e tij në mesfushë.

Në fund, Trabzonspori festoi fitoren 4-3, në një sfidë ku Muçi dhe Laçi lanë gjurmën e tyre.

Një mbrëmje e madhe për dy kuqezinjtë, që konfirmojnë formën e mirë në Turqi dhe japin sinjale pozitive edhe për Kombëtaren shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos