Nuk i pëlqeu pyetja e gazetares, ish-kryeministri i Italisë e tërheq për flokësh

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 16:25 | Bota

Nuk i pëlqeu pyetja e gazetares, ish-kryeministri i Italisë e

Një incident ka ndodhur mes ish-kryeministrit italian Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici.

Sipas mediave të huaja, të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian, një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.

Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë Giovanni Floris në DiMartedì, në La7, duket kur ish-kryeministri i tërheq flokët gazetares.

Lavinia Orefici, tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm që u bë tejet viral, shkruan A2 CNN.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues. Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos