Nuk ka armëpushim në Gaza! SHBA vendos veton ndaj projekt-rezolutës së vendeve arabe

Nga Erjon Dervishi
20 Shkurt 2024, 22:23 | Bota

Nuk ka armëpushim në Gaza! SHBA vendos veton ndaj

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton ndaj një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën Izrael-Hamas, duke bllokuar kështu kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Njëkohësisht, SHBA-ja ka shtyrë këtë këshill me 15 anëtarë që të miratojë një armëpushim të përkohshëm, lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura prej Hamasit.

Kjo është hera e tretë që SHBA-ja përdor veton ndaj një rezolute të ngjashme, prej nisjes së luftimeve më 7 tetor të vitit të kaluar.

Kërkesa për një armëpushim pa kushte, pa ndonjë marrëveshje që i kërkon Hamasit t'i lirojë pengjet, nuk do të rezultojë me paqe të qëndrueshme. Në fakt, mund t’i zgjasë luftimet në mes të Hamasit dhe Izraelit”, ka thënë Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se rreth 29.000 palestinezë janë vrarë prej nisjes së ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos