All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shtëpia e Bardhë apel qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 18:04 | Bota
All - Paragraf - 1

Shtëpia e Bardhë apel qytetarëve amerikanë: Largohuni nga

Qytetarët amerikanë në Rusi, edhe ata me shtetësi të dyfishtë, ftohen të largohen menjëherë nga vendi. Është ky paralajmërimi i lëshuar nga koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby pas arrestimit në qytetin rus të Yekaterinburgut, për tradhti të lartë të një shtetaseje ruso-amerikane 33-vjeçare, me banim në Los Angeles

All - Paragraf - 3

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe po përpiqemi të kemi akses konsullor, por tani për tani nuk mund të themi më shumë,” tha ai.

Kirby deklaroi gjithashtu se Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatit “sanksione të mëdha” shtesë ndaj Rusisë në përgjigje të vdekjes së liderit të opozitës Alexei Navalny.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha të martën se paketa e re do të zbulohej këtë të premte. Ai nuk pranoi të detajojë veprimet e reja, duke përmendur politikën e qeverisë së SHBA-së, ose të tregojë se si ato do të zgjeroheshin mbi sanksionet tashmë të ashpra që SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Rusisë në hakmarrje për pushtimin e saj në Ukrainë.

All - Paragraf - 6

Kirby tha vetëm se sanksionet, të cilat do të përkojnë me dy vjetorin e pushtimit të Rusisë, do të plotësohen në mënyrë specifike me sanksione shtesë në lidhje me vdekjen e zotit Navalny. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos