Vetëm nëse shkatërrohet Hamasi mund të vijë paqja në Rripin e Gazës. Paralajmërimi vjen nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në një reagim zyrtar për opinionin publik, shefi i shtetit hebre, thekson se, paqja vjen nëse, lirohen pengjet, shkatërrohet Hamasi dhe të krijohet një garanci për sigurinë e Izraelit.
Reagimi i Netanyahut vjen pas debateve dhe qëndrimeve të ashpra gjatë mbledhjes së kabinetit të luftës në Tel-Aviv.
“Lufta në Rripin e Gazës nuk do të përfundojë nëse Hamasi nuk shkatërrohet, pengjet nuk lirohen dhe nuk garantohet siguria kombëtare. Ne po punojmë në mënyra të panumërta për t'i kthyer pengjet tona. Unë mendoj për ta gjatë gjithë kohës, mendoj për gratë gjatë gjithë kohës, për familjet e tyre, për vuajtjet e tyre. Prandaj ne kemi bërë luftë, për t'i sjellë ata. Por gjatë këtij veprimi ne kemi ruajtur qëllimet e luftës, dhe në radhë të parë eliminimin e Hamasit. Ne insistojmë që t'i plotësojmë të dyja, duke shtuar faktin se unë kam qenë nën presion edhe nga koalicioni im qeverisës”, tha Netanyahu.
Kabineti i luftës në Izrael ka marrë një dakordësi të brendshme për të realizuar vetëm fazën e parë të planit të propozuar nga Presidenti i SHBA, John Biden. Plani përfshin lirimin e kufizuar të pengjeve nga Hamasi, e cila sipas burimeve të mediave izraelite mund të ndërmerret pa një marrëveshje të nevojshme me Hamasin.
Sakaq, koalicioni qeverisës i Benjamin Netanyahut është në prag të shpërbërjes. Ultimatumin e ka dhënë Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i fraksionit të djathtë.
"Unë i them kryeministrit, se nëse nënshkruani një marrëveshje të pamatur që do të çojë në fund të luftës pa eliminimin e Hamasit, siç ka vendosur vetë kabineti, partia e djathtë, Fuqia Hebraike do të shpërndajë qeverinë”.
Izraeli, në të njëjtën kohë, gjendet përballë një furie diplomatike e cila kërkon një armëpushim në Gaza. Disa shtete të Bashkimit Europian kanë njohur Palestinën si shtet, edhe pse Tel-Avivi i ka dënuar këto përpjekje.
(A2 Televizion)