Një person ka hedhur molotov në ambasadën e Izraelit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, këtë të hënë. Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin, një 34-vjeçar, i cili kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Izraelit, sipas të cilës, autori ishte me origjinë nga Siria.
Zëdhënësi i policisë në Bukuresht është shprehur për mediat vendase se autori e ka kryer aktin për arsye personale dhe jo i motivuar nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)