Nuk ndalet vala as për Krishtlindje, shpëtohen 107 emigrantë në La Mansh

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 07:51 | Bota

Nuk ndalet vala as për Krishtlindje, shpëtohen 107 emigrantë

Autoritetet franceze kanë shpëtuar 107 emigrantë që po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez për të arritur në Britaninë e Madhe, në Ditën e Krishtlindjes.

Prefektura Detare e Kanalit Anglez dhe Detit të Veriut njoftoi se përgjatë bregut verior të Francës u organizuan 12 operacione shpëtimi për të ndihmuar emigrantët në vështirësi.

Sipas autoriteteve të Pas-de-Calais, ky vit është shënuar si më vdekjeprurësi për kalimet në Kanal, me të paktën 73 viktima deri më tani. Përpjekjet për të kaluar këtë rrugë të rrezikshme janë rritur ndjeshëm, ndërsa dhjetëra mijëra emigrantë kanë arritur në Britani gjatë vitit 2024.

Ndërkohë, qeveria britanike ka intensifikuar masat për të goditur rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore, në përpjekje për të frenuar numrin e emigrantëve që arrijnë në brigjet e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos