Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të shprehë propagandën e tij se kërkon që ta asgjësojë Izraelin.
I ftuar në “Off the Record”, me Andrea Dangllin, Tafani deklaroi se Irani nuk ka asnjë mundësi që ta zhdukë Izraelin, por kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze.
“E gjithë kjo është e ndërlidhur me Iranin. Ai ka qëndrimin që Izraeli nuk duhet të ekzistojë dhe të zhduket. A mund të zhduket një shtet me forcë bërthamore? Ai shkel butonin e kuq. Kush e pëson? Fqinjët. Pse e promovon këtë kur nuk e bën dot?
Irani kërkon të marrë flamurin e çështjes palestineze. Irani tenton të ketë një konflikt gjithmonë dhe kërkon të duket sikur do ta mundë Izraelin, gjë që nuk e bën dot arabët e tjerë. Ai kërkon të gjithë arabët që të mblidhen në flamurin e mullahëve. Kjo strategji i ka dhënë efektet e veta. Me Irakun, Sirinë dhe Libanin. Krijoi një bërthamë”, tha Tafani në Off the Record. (A2 Televizion)