Lufta Iran-Izrael, bombarduesit amerikanë B-2 në lëvizje, mediat: Kanë ngarkesë të rëndë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 17:55 | Bota

Lufta Iran-Izrael, bombarduesit amerikanë B-2 në lëvizje, mediat:

Një grup avionësh bombardues amerikanë janë vënë lëvizje, ndërsa tensionet nëse Amerika do t'i bashkohet konfliktit Izrael-Iran vijojnë të rriten.

Sipas Fox Neës , të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se avionët luftarakë B-2, të cilët janë të projektuar për misione sulmi me rreze të gjatë, po i drejtohen bregut perëndimor të Amerikës.

Raportet shtojnë se bombarduesit me sa duket u furnizuan me karburant pasi u nisën nga Misuri, duke treguar se ata u nisën pa rezervuarë të plotë për shkak të një ngarkese të rëndë në bord.

Avionët B-2 janë të aftë të transportojnë bombat shpërthyese të bunkerëve të nevojshme për të sulmuar Fordoë, impiantin bërthamor iranian të varrosur 90 metra thellë brenda një mali.

Të enjten, Donald Trump tha se do të merrte një vendim nëse do ta sulmonte Iranin "brenda dy javëve të ardhshme". Vendosja e bombarduesve sugjeron se presidenti amerikan mund të jetë i përgatitur të nisë një sulm më shpejt se sa pritej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos