Ai ia doli mbanë Luftës Civile Amerikane, por një valë e të nxehtit ekstrem rezultoi e tepërt. Një shëmbëlltyrë dylli e Presidentit Abraham Lincoln është shkrirë ndërsa temperaturat u rritën gjatë fundjavës në Uashington. Koka shkriu e para, më pas njëra nga këmbët lëvizi nga busti, këmba tjetër ndryshoi formën, ndërsa karrigia u fundos në tokë.
Memoriali qëndron në vendin e Kampit Barker në Uashington DC, një kamp refugjatësh i kohës së Luftës Civile që strehonte afrikano-amerikanët e dikurshëm, ndërsa tani në të ndodhet një shkolle fillore. Statuja u vendos jashtë shkollës fillore Garrison, si pjesë e serisë së Monumenteve prej dylli nga artistja, Sandy Williams IV.
Monumenti është më shumë se një statujë dylli, është gjithashtu një qiri dhe kjo nuk është hera e parë që ka probleme me shkrirjen. Statuja u instalua në të njëjtin vend, shtatorin e kaluar, por versioni i parë i monumentit prej dylli përmbante mbi 100 fitila që u ndezën para kohe, duke shkrirë një pjesë të konsiderueshme të instalimit.
Uashington DC është nën një alarm të nxehti dhe temperaturat e larta pritet të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave. (A2 Televizion)