Pranë katastrofës?! Shkatërrohet stacioni i monitorimit të rrezatimit në centralin bërthamor

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 08:36 | Bota

Pranë katastrofës?! Shkatërrohet stacioni i monitorimit të

Rusia akuzon sërish Ukrainën se vijon të ndërmarrë sulme shumë të rrezikshme në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, duke rikujtuar edhe njëherë atë që ndodhi me Çernobilin disa dekada më parë.

Sipas trupave që mbajnë në kontroll këtë central, ushtria e Kievit ka shkatërruar në orët e para të mëngjesit stacionin që kontrollon nivelin e rrezatimit në këtë impiant, duke vënë në pikëpyetje sigurinë.

“Stacioni i rrezatimit i vendosur në Velikaya Znamenka u shkatërrua totalisht nga artileria ukrainase”, thuhet në komunikatën për shtyp të ushtrisë ukrainase që u publikua së fundmi në Telegram.

Stacioni është i vendosur rreth 27 km larg Zaporizhzhia, teksa Ukraina ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos