Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje por justifikohet: Nuk e pashë deri në fund

Nga Xhevahir Qardaku
7 Shkurt 2026, 12:38 | Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje por justifikohet: Nuk e pashë

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria e tij të enjten në mbrëmje.

Pjesa e parë e videos përmbante pretendime për mashtrim me makineritë e votimit, ndërsa në fund shfaqej një paraqitje raciste e ish-presidentit Barack Obama dhe ish-zonjës së parë Michelle Obama, të montuar mbi trupat e majmunëve.

 Duke folur me gazetarët, Trump tha se nuk e kishte parë pjesën përfundimtare të videos dhe se kishte parë vetëm fillimin e saj.

“Nuk kam bërë një gabim”, theksoi ai. Shtëpia e Bardhë deklaroi se videoja ishte publikuar gabimisht nga një anëtar i stafit dhe qëndroi online për rreth 12 orë para se të hiqej. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra dhe dënime si nga demokratët, ashtu edhe nga shumë republikanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos