Kuvend me 101 deputetë, a do ta pranojë PD kërkesën e PS-së? Përgjigjet Gjin Gjoni

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2026, 21:57 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, u pyet në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, se si do t’i përgjigjeshin demokratët një kërkese të PS për të patur jo më shumë se 101 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Gjoni tha se nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare pasi për ndryshime të tilla do të duhet një marrëveshje politike. 

“Kjo është një marrëveshje politike që unë sot nuk e them dot, se duhet një marrëveshje politike. Por kush janë problemet e tjera, ne kërkojmë që të ketë qeveri teknike si në rastin e Maqedonisë, jo vetëm për PS-në, por edhe në rast se ne jemi në pushtet. Të vihen disa rregulla të barabarta loje, në mënyrë që shteti dhe partia të kenë kufij ndarës dhe jo të jenë një siç e thotë raporti i OSBE-së”, tha Gjoni.

“Nuk mund të them sot do t’i pranojmë. Ka një konsensus dhe vendimmarrje politike. Deri në momentin aktual PS edhe para ambasadorit të BE ka thënë që Kodi Elektoral i sotëm është shumë i mirë”, vijoi demokrati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos