Ofensiva në Qytetin e Gazës, zbardhet ‘porosia’ që iu dha ushtarëve izraelitë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 19:30 | Bota

Ofensiva në Qytetin e Gazës, zbardhet ‘porosia’ që iu

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit u ka thënë trupave të tij se misioni i tyre është të mposhtin brigadën e Hamasit të qytetit të Gazës.

"Misioni qëndron mbi supet tuaja", iu tha Eyal Zamir trupave të Izraelit, shkruan A2 CNN.

Ai tha se detyra e tyre është të “intensifikojnë sulmet kundër Hamasit”, në mënyrë që të “kryejnë detyrën më morale dhe të rëndësishme”, kthimin e të gjithë pengjeve dhe “çmontimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit”.

Zamir tha: "Dje e zgjeruam operacionin tokësor në qendër të qytetit të Gazës, i cili përbën një zonë jetësore për Hamasin".

"Kërcënimi ka ndryshuar, por edhe ne kemi ndryshuar; jemi më të përgatitur. Ky është një veprim me rëndësi vendimtare për vazhdimin e luftës", shtoi ai.

Sipas një komisioni të ngritur nga OKB-ja, Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.

Raporti pretendon se është "e qartë se ekziston një qëllim për të shkatërruar palestinezët në Gaza" dhe thotë se veprimet e Izraelit përmbushin kriteret e përcaktuara për përcaktimin e një gjenocidi.

Izraeli tha se raporti mbështetet "krejtësisht në gënjeshtrat e Hamasit, të shpëlara dhe të përsëritura nga të tjerët". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos