
Një person sulmoi brutalisht me hanxhar tre persona rastësor në stacionin e trenit “Grand Central” në Nju-Jork, duke i lënë ata të plagosur. Fill pas sulmit agresori u qëllua për vdekje nga policia. Ngjarja bëri që të devijoheshin trenat në nyjën më të madhe hekurudhore të vendit.
Më konkretisht të plagosur në pjesën e kokës dhe fytyrës mbetën një burrë 84-vjeçar dhe një burrë 65-vjeçar, si dhe një grua 70-vjeçare që pësoi prerje në shpatull.
Policia bëri të ditur se autori, 44-vjeçari Anthony Griffin, injoroi kërkesat e përsëritura për të hedhur armën dhe e quante veten “Lucifer”. Autoritetet deklaruan se nuk dyshohet për ndonjë lidhje me terrorizmin në këtë incident.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha në një deklaratë mbi sulmin se “njerëz të pafajshëm u sulmuan në një akt dhune të pakuptimtë”.
Kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, vlerësoi oficerët për reagimin e tyre të shpejtë dhe tha se do të kqyren pamjet nga kamerat trupore të policies.
(A2 Televizion)