Sulmohet me mjet shpërthyes ndërtesa  e policisë në Itali

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 17:08 | Bota

Sulmohet me mjet shpërthyes ndërtesa  e policisë në

Një mjet ndezës u hodh kundër derës së kazermës së karabinierë në San Lorenzo  të Firences, përgjegjëse edhe për zonën e Mugello .

Sulmi shkaktoi dëme materiale por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Po vijojnë hetimet për gjetjen e autorëve.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti shpërthyes u hodh në orët e para të mëngjesit, teksa po mblidhen të gjitha kamerat e sigurisë në zonë.

Nga zjarri është dëmtuar plotësisht dera dhe pjesërisht suvaja e fasadës së godinës. Zjarrfikësit shuan zjarrin para se flakët të përhapeshin më tej. Sulmi ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos