Sulmohet me raketë balistike ambasada amerikane në Bagdad

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 09:49 | Bota

Sulmohet me raketë balistike ambasada amerikane në Bagdad

Një raketë ka goditur ambasadën amerikane në Bagdad. Sulmi ndodhi pak pasi dy ushtarë të mbështetur nga Irani u vranë në sulmet mbi Bagdad.

Në fillim të këtij muaji, Departamenti i Shtetit amerikan urdhëroi që një pjesë e stafit dhe anëtarët e familjeve të tyre të largohen nga vendet përfshirë Irakun, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, raporton Associated Press.

Ky incident vjen në një periudhë tensioni të lartë në rajon, ndërsa ambasada ka qenë më parë objekt i sulmeve të përsëritura nga raketat dhe dronet e grupeve të lidhura me Iranin, shkruan A2 CNN.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos