“Përse lehtësuat sanksionet ndaj Rusisë?”, Merz i kërkon shpjegime SHBA: Ishte vendim i gabuar

Nga Erjon Dervishi
13 Mars 2026, 23:10 | Bota

Kancelari gjerman, Fridrih Merz, pati një qëndrim më kritik se sa Macron lidhur me zbutjen e sanksioneve ndaj naftës ruse. Duke e cilësuar si të gabuar vendimin e SHBA-së, ai tha se nuk ishte informuar paraprakisht mbi këtë hap. Merz kërkoi shpjegime nga Uashingtoni mbi motivet pas këtij vendimi.

Fatkeqësisht, Rusia vazhdon të mos tregojë asnjë gatishmëri për të negociuar. Prandaj ne do dhe duhet të rrisim presionin ndaj Moskës. Dua ta bëj këtë shumë të qartë: lehtësimi i sanksioneve tani, për çfarëdo arsyeje, është diçka që ne e konsiderojmë të gabuar. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Nuk do të dekurajohemi dhe as të shpërqendrohemi nga kjo për shkak të luftës në Iran", shprehet ai. 

"Ekzistonte një qëndrim shumë i qartë nga gjashtë anëtarë të G7 se ky nuk është sinjali i duhur. Më pas mësuam këtë mëngjes se qeveria amerikane, me sa duket, ka vendosur ndryshe. Edhe një herë, ne besojmë se kjo është e gabuar. Aktualisht ekziston një problem me çmimet, por jo me sasinë. Prandaj, do të doja të dija se cilat motive të tjera e kanë shtyrë qeverinë amerikane të marrë këtë vendim", vijon kancelari.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos