Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi rezolutën që etiketon Izraelin si shtetin përgjegjës për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. 28 vende votuan pro, 13 abstenuan dhe gjashtë e kundërshtuan rezolutën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë.
Miratimi i rezolutës u duartrokit nga disa përfaqësues në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB. Izraeli e hodhi poshtë rezolutën duke e quajtur atë një "tekst të shtrembëruar". Rezoluta thekson" nevojën për të siguruar llogaridhënie për të gjitha shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në mënyrë që t'i jepet fund pandëshkueshmërisë".
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili mblidhet disa herë në vit, është i vetmi organ ndër qeveritar i krijuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën. (A2 Televizion)