Operacion kundër terrorizmit në Turqi, mes të arrestuarve dhe 12 gazetarë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 13:28 | Bota

Operacion kundër terrorizmit në Turqi, mes të arrestuarve dhe 12

Autoritetet turke njoftojnë se ka vënë në pranga 231 persona gjatë një operacioni që u zhvillua kundër terrorizmit në disa zona të vendit.

Mes të arrestuarve ka gazetarë, poetë dhe shkrimtarë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me organizata terroriste.

Në një postim në X, ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya sqaroi se operacionet që u kryen në 30 provinca, çuan në arrestimin e 231 anëtarëve të dyshuar të organizatave terroriste.

Këta persona u arrestuan për financim ose propagandë në favor të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos