Opozita izraelite "gozhdon" Netanjahun, bota përshëndet armëpushimin mes Amerikës dhe Iranit

Nga Xhevahir Qardaku
8 Prill 2026, 10:21 | Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti armëpushimin dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu, u kërkon palëve që të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t'u përmbahen kushteve të armëpushimit.

Thuajse të gjithë aleatët e Iranit në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, kanë pranuar që të ulin armët për dy javë. Armëpushimi është përshëndetur nga të gjithë udhëheqësit europian, duke nisur nga lideri francez Macron, kancelari gjerman Merz, kryeministri britani Starmer e shumë të tjerë.

Gjithashtu, vlerësime pozitive për marrëveshjen SHBA-Iran të ndërmjetësuar nga Pakistani kanë dhënë vende të ndryshme të botës si Australia, Japonia, Iraku, Omani, Egjipti etj.

Por, udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, e konsideroi armëpushimin “një dështim politik të Netanjahut.

“Ai dështoi politikisht, dështoi strategjikisht dhe nuk arriti asnjë nga qëllimet që ai vetë vendosi”, shkruan Lapid në rrjete sociale, shkruan A2.

Ai shtoi se do të duhen vite për të riparuar dëmin e shkaktuar nga politikat e Netanjahut në krizë dhe kritikoi mungesën e Izraelit në procesin e vendimmarrjes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos