Orteku merr para 5 skiatorë italianë në Suedi, vdesin dy vëllezër

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 17:05 | Bota

Orteku merr para 5 skiatorë italianë në Suedi, vdesin dy

Një ortek ka pushtuar ditën e djeshme një grup prej 5 skiatorësh italianë që kishin shkuar për ski me helikopter në Kårsavagge, në veri të Suedisë në kufi me Norvegjinë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se "tre vëllezër italianë nga Luserna San Giovanni ishin të përfshirë. Dy prej tyre (45 dhe 50 vjeç) vdiqën. I treti u kthye në resortin fillestar, Niehku, në rajonin Abisko pothuajse në kufi me Norvegjinë. Ambasada italiane në Suedi është në kontakt me familjarët e bashkatdhetarëve të përfshirë”.

Sipas mediave vendase viktima kanë mbetur Mattia dhe Daniele Boer, 45 dhe 50 vjeç, nga Luserna San Giovanni, në Val Pellice (Piemonte). Mësohet se ata kanë qenë pranë helikopterit, i cili ka qenë i palëvizshëm, së bashku me pesë persona të tjerë, kur ka ardhur orteku që i ka përfshirë.

Mattia ishte 50 vjeç dhe punonte në ordinancën familjare dentare në Torre Pellice, së bashku me vëllain e tij Simone, i cili mbeti i padëmtuar në ortek. Daniele, 45 vjeç, ishte i punësuar në degën e pasurive të paluajtshme të një kompanie zvicerane në zonën e Gjenevës, vendi nga e ka origjinën familja e tij, duke u zhvendosur më pas në Luginën e Pellice.

Grupi drejtohej nga një udhërrëfyes malor i certifikuar ndërkombëtarisht. "Udhërrëfyesi malor dhe dy skiatorë u rrëmbyen nga një ortek. Dy italianët u varrosën nën dëborë, ndërsa udhërrëfyesi mbeti në sipërfaqe", tha në një deklaratë agjencia e udhëtimit Niehku Mountain Villas, e raportuar nga mediat suedeze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos