Mbështetja që Kina dyshohet se po i ofron Rusisë ishte në fokus të takimit mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Në fund të vizitës3 ditore në Pekin, kryediplomati amerikan tha se i kishte shprehu Jinping, shqetësimet lidhur më ndihmën ushtarake që Kina thuhet se po i jep Rusise, e pa të cilën, sipas tij, Moska do ta kishte shumë të vështirë të vazhdonte luftën.
Blinken kërkoi gjithashtu nga autoritete kineze të inkurajojnë Iranin të mos përshkallëzojë tensionet në lindjen e mesme, ndërsa nuk la pa përmendur edhe ato që i quajti “veprime të rrezikshme” në detin e Kinës Jugore.
“Siç i kemi thënë Kinës prej disa kohësh, garantimi i sigurisë transatlantike ishte në qendër të diskutimeve tona. Sot ja bëra të qartë Pekinit se nëse nuk e adreson këtë problem, ne do ta bëjmë.”
Blinken shprehu dëshirën për një partneritet të fortë ekonomik mes Uashingtonit dhe Pekinit, por paralajmëroi se kjo duhet të mbështetet në të drejta e shanse të barabarta.
Nga ana e tij presidenti kinez, Xi Jinping theksoi se dy vendet duhet të jenë partnerë e jo rivalë.
"Të dy vendet duhet të jenë partnerë, jo rivalë. Të sigurojnë arritje reciproke, jo të lëndojnë njëri-tjetrin. Duhet të kërkojnë gjuhën e përbashkët në vend të konkurrencës vicioze. Të dyja palët duhet të mbajnë fjalën e tyre, në vend që të thonë një gjë dhe të bëjnë një tjetër."
Më herët, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi paralajmëroi Blinken kundër shkeljes së vijave të kuqe kineze.
Vizita e Sekretarit të Shtetit u zhvillua pak ditë pasi SHBA miratoi një ligj që do të detyronte Tik Tokun, e zotëruar nga Kina të shesë aplikacionin ose do të ndalohet në SHBA. (A2 Televizion)