Revoltë në burgun italian, të dënuarit mbyllen në një dhomë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 17:19 | Bota

Revoltë në burgun italian, të dënuarit mbyllen në

Të dënuarit e burgut të Malaspina në Caltanissetta në Itali kanë nisur një protestë pasditen e së premtes, e cila ka ngritur në këmbë autoritetet.

Rreth tridhjetë të burgosur u barrikaduan në repartin e institucionit të vuajtjes së dënimit dhe deklarojnë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave.

Duket se të dënuarit po protestojnë për kushtet brenda burgut. Policia dhe patrullat e Karabinierëve kanë ndërhyrë për të mbështetur punonjësit e policisë së burgjeve.

Prokuroria gjithashtu është e pranishme në vendngjarje. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos