Këta fëmijë e presin paqen… por drita e shpresës u zbeh shpejt. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, bllokon planin me 3 faza për fundin e luftës në Rripin e Gazës, duke konfirmuar se kushtet e tij për të ulur armët nuk kanë ndryshuar.
“Kushtet tona janë: shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të qeverisë së Hamas, çlirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia që Gaza nuk do jetë më kurrë një kërcënim për Izraelin.” Zyra e Kryeministrit të Izraelit.
Sipas planit amerikan të Biden, faza e parë që zgjat 6 javë do të përfshijë tërheqjen e të gjitha trupave izraelite nga zonat e populluara të Gazës dhe lirimin e një numri pengjesh.
Nëse do kishte ngecje, armëpushimi do të vazhdonte derisa të kishte negociata mes palëve. Në fazën e dytë do të bëhej lirimi i të gjithë pengjeve, ndërsa në atë të fundit përfshihet një plan I madh për rindërtimin e Gazës.
Hamasi publikoi një deklaratë për propozimin e Biden duke e konsideruar atë pozitiv. Plani amerikan po gjen një mbështetje shumë të madhe në Europë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkon mbështetjen e propozimit të Biden, ndërsa kërkon që lufta në Gaza të përfundojë sa më parë.
Shefi i pallatit Elize konfirmon angazhimin e Parisit, por edhe të aleatëve për të kryer me sukses lirimin e të gjitha pengjeve, vendosjen e një armëpushimi, në mënyrë që të arrihet paqja e përhershme me zgjidhjen përfundimtare me krijimin e dy shteteve, atij ekzistues të Izraelit dhe njohjen e Palestinës. (A2 Televizion)