Pamfletë nga qielli, Hamas i kujton Izraelit dhe botës, pengjet e 7 tetorit

Nga Denisa Pasholli
23 Qershor 2024, 15:01 | Bota

Ka qenë gjithnjë një lloj paralajmërimi, kur izraelitët thonë që duhet të zhvendoseni nga një zonë në tjetrën sepse atje do ketë operacione ushtarake. Kjo ishte mënyra inteligjente e Hamas për të kujtuar pengjet. Kanë shpërndarë pamfletë me fotot e pengjeve, në gjuhë arabe. Dhe mesazhi është i qartë: shihni rreth e qark me kujdes, është një taktikë e re.

IDF Izraeli thotë se kjo është pjesë e inteligjencës së Hamas, që në një mënyrë i thotë Izraelit, që mundohuni të gjeni se ku janë pengjet dhe inkurajojnë edhe palestinezët që ende jetojnë në Gaza që të tregojnë informacione, në mënyre që të mbajnë ende gjallë familjet e tyre.

Përmes këtyre informacioneve, shpëtojnë familjet duke i dhënë ushtrisë izraelite lajme për Hamas. Sigurisht që nuk dihet nëse taktika e tyre do jetë e suksesshme apo jo. Mirëpo, është një taktike që Izraeli do ta shfrytëzojë për të marrë informacione se ku pengjet mund të mbahen aktualisht, për të tepër kur negociata për armë-pushim apo këmbim pengjesh mes palëve, nuk ka patur më prej muajsh.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos