Panik në pistë, avioni me pasagjerë mbulohet nga flakët

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 16:43 | Bota

Panik në pistë, avioni me pasagjerë mbulohet nga flakët

Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët e një avioni në Korenë e Jugut, i cili shpërtheu në flakë vetëm pak momente përpara se të ngrihej në fluturim.

Incidenti i rëndë ndodhi në aeroportin Gimhae në qytetin Busan dhe fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve bëri që ngjarja të përfundonte pa fatalitete.

Në momentin e zjarrit në avion ndodheshin 169 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos