“Kam dëgjuar se si vuajnë të dyja palët. Luftërat e bëjnë këtë, por këtu kemi shkuar përtej luftërave: kjo nuk është luftë, është terrorizëm”. Kështu ka deklaruar Papa Françesku në fund të audiencës së përgjithshme, ndërsa bëri thirrje për paqe.
“Ju lutemi të ecim përpara për paqen, të lutemi për paqen", u tha Papa Françesku.
Ai deklaroi se kishte takuar delegacionet e Izraelit dhe atë palestinez dhe u kërkoi atyre që të luten për paqen.
"Këtë mëngjes kam pritur dy delegacione, një i izraelitëve që kanë të afërm pengje në Gaza dhe një tjetër i palestinezëve që kanë të afërm të burgosur në Izrael. Ata vuajnë shumë, kam dëgjuar se si vuajnë të dy. Lutuni shumë për paqen. Zoti të vërë dorën, Zoti na ndihmoftë që të zgjidhim problemet dhe të mos shkojmë përpara me pasionet që në fund i vrasin të gjithë. Ne lutemi për popullin palestinez, lutemi për popullin izraelit, që paqja të vijë”, përfundoi Papa.
(A2 Televizion)