Ndërsa një pjesë e gjerë e analistëve kanë sugjeruar se zgjedhja e Donald Trump mund të sjellë një marrëveshje të shpejtë paqeje dhe përfundimin e armiqësive, kjo me sa duket nuk është pikëpamja e të gjithëve.
Sipas mediave të huaja, që citojnë ish-zëvendës kryeministrin e Ukrainës, Dmytro Kuleba, presioni ndaj presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, nga Vladimir Putin dhe Volodomyr Zelensky, që të mos shihen se kanë humbur në konflikt do të jetë vendimtar për secilin.
"Putini e sheh nënshtrimin e Ukrainës si një pjesë thelbësore të trashëgimisë së tij; çdo dështim për ta bërë këtë do ta shënonte atë si carin e parë rus që dështoi. Kjo do të thotë, një humbës," shkruan Kuleba në The Economist.
“Përtej Atlantikut, zoti Trump nuk mund të përballojë as të duket i dobët. Ai duhet t'i tregojë të gjithë botës se plani i tij - cilido qoftë ai - është shumë më i mirë se ai i Joe Biden.
"Ai mund të besojë se strategjia aktuale nuk do të ndalojë përparimet e Rusisë dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë. Mjaft e drejtë. Por ai duhet të kuptojë se strategjia po dështon jo sepse është thelbësisht e gabuar, por sepse nuk u zbatua kurrë plotësisht”, tha ai.
“Gjysmë masat dhe gjysmëzgjidhja kanë çuar në gjysmë rezultate”, shtoi më tej Kuleba, shkruan A2 CNN.
Ai tha se nëse SHBA tërhiqte fondet dhe Ukraina do të detyrohej të kapitullonte tërësisht ndaj Rusisë, "përgjegjësia që do të binte drejtpërdrejt mbi zotin Trump".
“Në përmbledhje, asnjë nga këta tre liderë – Trump, Putin apo Zelenskyy – nuk mund të përballojë të humbasë”, përfundon Kuleba. (A2 Televizion)