“Rusia dhe Kina duhet të sigurohen që vetëm njerëzve dhe asnjëherë inteligjencës artificiale, t'iu jepet kontrolli i armëve bërthamore për të shmangur një skenar të mundshëm të fundit të botës”.
Është ky një parajmërimi i një zyrtari të lartë amerikan, i cili deklaron se Uashingtoni, Londra dhe Parisi kanë rënë dakord të mbajnë kontrollin e plotë njerëzor mbi armët bërthamore.
Zyrtari i kontrollit të armëve të Departamentit të Shtetit, Paul Dean, i kërkoi dje Moskës dhe Pekinit të ndiqnin të njëjtën rrugë për të shmangur një aksident që do të ishte katastrofal.
Deklarata alarmante u bë në një konferencë në Vjenë të hënën, ku zyrtarë civilë, ushtarakë dhe teknologjikë nga më shumë se 100 vende u takuan për të diskutuar perspektivën e sistemeve të militarizuara të Inteligjencës Artificiale.
“Ky është momenti Oppenheimer i brezit tonë. Tani është koha për të rënë dakord për rregullat dhe normat ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.
Gjatë fjalëve të tij hyrëse në Konferencën e Vjenës mbi Sistemet Autonome të Armëve, Schallenberg e përshkroi Inteligjencën Artificiale si përparimin më domethënës në luftë që nga shpikja e barutit. (A2 Televizion)