Irlanda e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës në një mbledhje të kabinetit. Në një deklaratë, qeveria tha se "njeh Palestinën si një shtet sovran dhe të pavarur dhe ka rënë dakord të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah".
Një ambasador irlandez në Palestinë tani do të emërohet së bashku me një ambasadë irlandeze në Ramallah.
“Irlanda e njeh shtetin e Palestinës në frymën e paqes në një njoftim të koordinuar me miqtë dhe kolegët tanë në Spanjë dhe Norvegji”, thuhet në deklaratë.
Më herët kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, deklaroi se do të njohë një shtet palestinez që përfshin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, të bashkuar nën Autoritetin Kombëtar Palestinez, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
“Njohja e shtetit të Palestinës është e nevojshme për të arritur paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve”!
Ai shtoi se Madridi nuk do të njihte ndryshimet në kufijtë palestinezë të pas vitit 1967. Pas Spanjës, edhe Irlanda dhe Norvegjia do të njohin gjithashtu zyrtarisht një shtet palestinez. (A2 Televizion)