
Garda Revolucionare Iraniane e njohur si Pasdaranët, ka paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se do ta ndjekin dhe do ta vrasin nëse ai është ende gjallë.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane Fars, Pasdaranët deklarojnë se pasiguria mbi fatin e Netanyahut dhe mundësia që ai të vritet ose të largohet nga territoret e pushtuara tregon, sipas tyre, krizën dhe paqëndrueshmërinë e Izraelit.
"Pasiguria mbi fatin e Kryeministrit kriminal sionist dhe mundësia e vdekjes së tij ose arratisjes së tij me familjen e tij nga territoret e pushtuara zbulojnë krizën dhe paqëndrueshmërinë e sionistëve. Nëse ky vrasës kriminal fëmijësh është ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim me të gjitha forcat tona", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se objektivat e forcave izraelite dhe amerikane janë goditur gjatë një operacioni të përbashkët të Gardës Revolucionare iraniane, si pjesë e asaj që ata e quajnë “hakmarrje për gjakun e martirëve iranianë”.
"Objektivat e kriminelëve terroristë sionistë amerikanë në raundin e parë të hakmarrjes së padrejtë të gjakut për martirët iranianë, shkatërruan me forcë dhe intensivisht në pozicionet e tyre në territoret e pushtuara dhe në tre baza amerikane në rajon nga një operacion i përbashkët i forcave të Gardës Revolucionare", vijon deklarata e Pasdaranëve.
Sipas deklaratës, Pasdaranët pretendojnë se raketat e tyre kanë shkaktuar dëme në sektorë industrialë në Tel Aviv, di edhe objektiva ushtarake amerikane në rajon, përfshirë bazat ajrore Harir në Erbil, si dhe bazat Ali Salem dhe Arifjan në Kuvajt, përmes përdorimit të raketave dhe dronëve iranianë.
“Sirenat e alarmit të ambulancës dhe pranimi nga institucionet sioniste i numrit në rritje të vdekjeve dhe lëndimeve që rezultuan nga ky operacion efektiv iranian, kanë zbuluar thellësinë e ndikimit të raketave të rënda të Gardës Revolucionare në sektorët industrialë të Tel Avivit. Sektorët industrialë dhe qendra e grumbullimit të forcave amerikane në bazat ajrore Harir në Erbil dhe bazat Ali Salem dhe Arifjan u shkatërruan gjithashtu nga raketa dhe dronë të fuqishëm iranianë". (A2 Televizion)