Pentagoni shpenzon 30 miliardë dollarë për sistemet raketore, a do përdoren ato kundër Iranit?

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 17:29 | Bota

Pentagoni shpenzon 30 miliardë dollarë për sistemet raketore, a

Zyrtarë të ushtrisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se Pentagoni planifikon të shpenzojë mbi 30 miliardë dollarë për të blerë municione të rëndësishme, përfshirë interceptorë raketorë, rezervat e të cilëve janë ulur ndjeshëm gjatë luftës me Iranin.

Sipas zyrtarëve, furnizimet më të prekura janë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe interceptorët THAAD. Sistemi THAAD është projektuar për të neutralizuar raketa balistike me rreze të mesme, ndërsa sistemi Patriot përdoret për të rrëzuar raketa balistike me rreze të shkurtër dhe avionë me pilot.

Buxheti prej 30 miliardë dollarësh parashikon gjithashtu blerjen e raketave me rreze të gjatë Precision Strike Missile dhe sistemeve raketore me kapacitet të mesëm veprimi (Mid-Range Capability), të cilat përdoren nga ushtria amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos