“Për inat” të Trumpit, Papa Leoni bekon një kub të madh akulli

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 09:20 | Bota

“Për inat” të Trumpit, Papa Leoni bekon një kub

Papa Leoni XIII bëri një veprim paradoksal për t'iu përgjigjur indirekt Donald Trump dhe pretendimeve që Presidenti Amerikan bëri nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në lidhje me "mashtrimin e ndryshimeve klimatike".

Me rastin e një eventi të titulluar "Rritja e Shpresës" për 10-vjetorin e enciklikës “I Bekuar Qofsh” të paraardhësit të tij Papa Françesku mbi mjedisin, Ati i Shenjtë bekoi një... kub të madh akulli!

“Zot i Jetës, bekoje këtë ujë, zgjoftë zemrat tona, pastroftë indiferencën tonë, qetësoftë dhimbjen tonë dhe përtëriftë shpresën tonë, nëpërmjet Krishtit, Zotit tonë. Amen”, ishte lutja e Papës.

"Ne do të kërkojmë që udhëheqësit të veprojnë me guxim dhe pa vonesë. A do të bashkoheni me ne?", tha gjithashtu Papa Leoni, duke kritikuar ashpër skeptikët që "tallen me ata që flasin për ngrohjen globale".

Papa u bëri thirrje gati 1,000 përfaqësuesve të organizatave mjedisore që të ushtrojnë presion mbi qeveritë kombëtare për të zhvilluar standarde më të rrepta për të zbutur dëmet e shkaktuara tashmë.

Ai shprehu shpresën se konferenca e ardhshme e Kombeve të Bashkuara për klimën "do të dëgjojë britmën e Tokës dhe britmën e të varfërve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos