Ushtarët francezë kanë hipur në një anije cisternë nafte që besohet të jetë pjesë e "flotës në hije" të Rusisë, e cila përdoret për të shmangur sanksionet e vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.
Anija “Boracay” u nis nga Rusia muajin e kaluar dhe ndodhej pranë brigjeve të Danimarkës kur dronë të paidentifikuar detyruan mbylljen e përkohshme të disa aeroporteve javën e kaluar. Ajo ka qenë e ankoruar në brigjet e Francës perëndimore për disa ditë.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një samit të liderëve të BE-së në Kopenhagen të mërkurën se ekuipazhi kishte kryer "shkelje të rënda", por nuk dha detaje.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk kishte dijeni për anijen.
Shumë vende perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj energjisë ruse duke kufizuar importet dhe çmimin e naftës së saj pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Për t’iu shmangur këtyre sanksioneve, Moska ndërtoi atë që është quajtur një “flotë në hije” me cisterna, pronësia e të cilave është mister. (A2 Televizion)