
Është përkeqësuar bilanci i të vdekurve si pasojë e dy tërmeteve që goditën Venezuelën, ku numri i viktimave ka arritur në 164. Lajmi bëhet me dije nga presidentja në detyrë Delcy Rodríguez.
Në kryeqytetin Karakas, ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja ku dëgjohen njerëz që kërkojnë për ndihmë. Qyteti më i prekur është La Guaira në veri të Karakasit, ku janë shembur dhjetëra ndërtesa.
Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, u regjistruan me një minutë diferencë. I dyti ishte më i forti që ka goditur Venezuelën që nga viti 1900. Fatkeqësisht pritet që numri i viktimave të jetë me mijëra.
Lidhja e internetit në Venezuelë është prekur ndjeshëm nga tërmetet, sipas grupit të monitorimit NetBlocks. Që nga ora 08:00 lidhja ishte rikuperuar në rreth 77% të kapacitetit normal pasi kishte rënë në 59% menjëherë pas goditjes së tërmeteve. (A2 Televizion)