Përmbyset trageti, 94 të vdekur

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 11:19 | Bota

Përmbyset trageti, 94 të vdekur

Të paktën 94 persona, përfshirë edhe disa fëmijë kanë vdekur pasi një traget u përmbys në brigjet veriore të Mozambikut.

Trageti ishte në fakt një anije peshkimi e mbingarkuar dhe nuk ishte e licencuar për të transportuar njerëz, tha Lourenco Machado, një administrator i INSTRASMAR.

“Të dielën kemi regjistruar një incident detar ku të paktën 94 persona humbën jetën kur një anije me 130 persona u përmbys. Kemi gjetur 94 trupa dhe 26 janë të zhdukur”, tha ai.

Varka po transportonte njerëz nga Lunga në provincën Nampula drejt ishullit të Mozambikut, tha ai, duke shtuar se raportet fillestare treguan se ajo ishte goditur nga një valë e baticës.

Pasagjerët po iknin nga një vend ku ka pasur shpërthim të kolerës, tha transmetuesi shtetëror TVM, duke cituar një tjetër administrator detar lokal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos